Vëhet gurthemeli i Xhamis së parë në Zvicërr (Foto)

0

Me iniciativë të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër nga Lugina e Preshevës, Kosovës dhe Maqedonisë dhe me kontributin e tyre finansiarë ka filluar ndërtimi i Xhamisë së parë shqiptare në Glarus të Zvicrës. Ky projekt kap vlerën mbi dy milion franga dhe sipas kryetarit të Xhamisë Irfan Lika nga Kaçaniku deri më tani janë grumbulluar rreth 700 mijë franga.

10

Shqiptarët që jetojnë në Zvicër e që janë një numër i konsiderueshëm nga të gjitha trojet shqiptare, prej vitesh janë munduar që të ndërtojnë një xhami ku të mund të bënin lutjet e tyre. Dhe këtë vit me iniciativë të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër nga Lugina e Preshevës, Kosovës dhe Maqedonisë dhe me kontributin e tyre ka filluar ndërtimi i Xhamisë së parë shqiptare në Glarus të Zvicrës në muajin prill. 3Ky projekt kap vlerën mbi dy milion franga zviceran dhe sipas kryetarit të Këshillit Iniciues për ndërtimin e Xhamisë Irfan Lika nga Kaçaniku deri më tani janë grumbulluar rreth 700 mijë franga. Lika në një intervistë ekskluzive për televizionin Bujanoci, ka thënë se, fillimisht është blerë toka pastaj ka filluar ndërtimi i xhamisë, por që minare nuk lejohet të ndërtohet dhe se ezani thirret vetëm në brendësi të objektit. 6Sipas Likës objekti i Xhamisë së parë shqiptare në Zvicrës do të jetë i gatshëm deri në fund të këtij viti dhe se xhemati do të mund të i bëjnë lutjet e para në këtë xhami. Në kryesi të Këshillit Iniciues janë shtatë antarë me kryetar Irfan Lika nga Kosova, Rabit Mustafi nënkryetar nga Maqedonia, Arkatar Sabri Tusuni Lugine e Preshevës, sekretar Nimetulla Iljazi Maqedoni, zëvendës Suad Ahmeti Lugine e Preshevës, Nexhmedin Rrustemi Maqedoni dhe Orhan Kadriu nga Maqedonia antar kryesie dhe gjithë këta janë përgjegjës për ndërtimin e kësaj Xhamie, ndërsa arkitekti është Navi Avdili./BujanociNet/

4 9 11272143_938424572867366_1495040385_n 1 2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com