Vdesin dy të rinj në magjistralen Prishtinë – Gjilan

1

Dy të rinj e kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë mëngjesin e sotëm derisa ktheheshin në Gjilan nga Prishtina.

Sipas informacioneve që i ka siguruar Indeksonline nga një prej lexuesve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit ndërsa dy persona në fillim të njëzetave kanë mbetur të vdekur në vend.

Person ii tretë ka shpëtuar, ndonëse ka marrë lëndime të rënda.

Indeksonline mëson se të rinjët kthehesin në Gjilan pasi kanë marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së një shoku të tyre në Prishtinë.

Kontakti me Policinë e Kosovës, në Prishtinë apo Gjilan deri më tash ka qenë i pamundur për të konfirmuar lajmin. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. Gabim është ky lajm,aksidenti ka ndodhur në Magjistralen Pejë-Prishtinë.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com