Vdesin 10 punëtorë në Turqi pas rënies së ashensorit

0
Të paktën 10 punëtorë humbën jetën, ndërsa një person tjetër është plagosur, në një shesh ndërtimi në qendër të Stambollit, kur nga kati i 32-të i godinës në ndërtim ka rënë ashensori.

Kryebashkiaku i Stambollit, Hysein Avni Mitlu deklaroi se incidenti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa në vijim është hetimi për rastin. “Ekspertiza gjyqësore do të publikojë çfarë ka munguar gjatë sigurimit të vendit të punës”, theksoi Mutlu, raporton ballkanweb.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu sot shprehu ngushëllim për shkak të vdekjes së punëtorëve duke shtuar se hetimi do të zbatohet në mënyrë të hollësishme. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbërritur zjarrfikëset, ndihma mjekësore dhe ekipet e shpëtimit. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Turqia zë vendin e tretë në botë për numrin e fatkeqësive në vendin e punës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com