Vdes princi saudit Saud al-Faisal

0

Al-Faisal, 75 vjeç, vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një sëmundjeje të pashërueshme. Varrimi i tij do të bëhet më 11 korrik në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës.

Princi

Princi Saud ishtre një nga anëtarët me profilin më të lartë në elitën e mbretërisë, para se të jepte dorëheqje në muajin prill, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ai drejtoi diplomacinë e Arabisë Saudite, dhe u përball me kriza të njëpasnjëshme rajonale, si dhe mbajti në fokus marrëdhëniet me Perëndimin.

“Ai ishte simbol i sinqeritetit dhe punës së vështirë”, tha Pallati Mbretëror.

Ministri i Jashtëm franceza Laurent Fabius tha se ky diplomat i lartë “ka punuar pa lodhje për paqe dhe stabilitet në Lindje të Mesme”.

Sekretari i Shtetit Amerikan John Kerry, shprehu “mërzinë e thellë” dhe tha se al-Faisal “ishte një burrë me shumë përvojë, ngrohtësi, i dinjitetshëm dhe dhe njohuri që i kanë shërbyer vendit të tij me besnikëri”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com