Vdes njeriu më i shëndoshë në botë, 444 kg
10:15 | 26 Dhjetor 2015

Andres Moreno i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të luftuar obezitetin e tij rekord, plot 444 kilogramë. Por, meksikani nuk ia ka dalë dot. Sipas medieve vendase, prej kohësh ai ishte njeriu më i shëndoshë në botë dhe jetonte në shtetin e Sonorës në Meksikë. Familja e tij ka shkruar në rrjetin social “Facebook: ““Miq e të afërm, ju informojmë se Andres sapo ndërrojë jetë, lutini për të”. Mediet vendase shkruajnë se, “Moreno ndërroi jetë nga një infarkt”. Ai do të bënte një ndërhyrje kirurgjikale në zorrë. Por, gjendja u përkeqësua pa filluar operacioni.
Aurela Hoxha