Vdes një serb në rrugë pranë Dheut të Bardhë (Foto +18)

0

Foto

Në afërsi të kufirit me Serbi, 200 metra larg pikës kufitare te Dheu i Bardhë, një person është gjetur pa shenja jete pranë rrugës kryesore.

Rastin e ka konfirmuar për portalin Koha.net zëdhënësi policor i Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se personi është shtetas i Kosovës dhe i nacionalitetit serb dhe se vdekja, sipas mjekut kujdestar që e ka konstatuar vdekjen, është e natyrshme, por që trupi është dërguar për obduksion.

“Rreth orës pesë të mëngjesit është gjetur trupi i pajetë i një personi rreth 200 metra nga pika kufitare te Dheu i Bardhë. Personi është 54 vjeçar, shtetas i Kosovës dhe i nacionalitetit serb. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe vdekja është e natyrshme, por që trupi është dërguar për obduksion që të konstatohet shkaktari i vdekjes”, ka thënë Hashani për Koha.net.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com