Vdes fëmija nga Bujanoci, edhe një vdekje e dyshymtë në spitalin e Vranjës

0

Fëmija njëvjeqarë nga Bujanoci i sëmurë nga sëmundja e zgjerimit të dhomës së trurit, ka vdekur pasi që është liruar nga reparti i fëmijëve të spitalit të Vranjës. Siq ka mësuar Ok radio, njëvjeqari të hënën paradite është liruar në shërim shtëpiak, ndërsa të martën herët në mëngjes prindërit e kanë dërguar djalin  e vdekur në spital.

1431429057-decijeulaz

“E kamë parë atë fëmij i cili e ka patur pompën e frymarrjes, kam dëgjuar se e kan liruar të shkojë në shtëpi, qka për mua ka qenë jasht normales, sepse fëmiu nuk ka qenë fare mirë. Të martën në mëngjes më ka zgjuar zhurma dhe britma e prindërve të cilët e kanë kërkuar mjekun sepse fëmiu nuk po i mer frymë. Janë mbledhur të gjith mjekët kujdestarë, kanë tentuar reanimimin, por shpëtim nuk ka patur. Tash në spital po komentohet se sipas gjitha gjasave pompa nuk ka qenë e pastruar, dhe se fëmija është ngulfatur” ka thënë nëna e V,J, e cila është në repartin e pediatrisë me fëmijën e sajë. Administratori i spitalit Zvonimir Gjorgjeviq ka thënë se, administrata e qendrës shëndetësore është njoftuar per vdekjen e fëmiut në repartin e fëmijëve në mbledhjen e mëngjesit. Siq ka thënë ai, detajet e vdekjes nuk janë konfirmuar, vetëm se fëmija njëvjeqarë në spital ka ardhur i vdekur. “Kur kemi të bëjmë me ndonjë gabim mjekësorë ose gjë tjetër që mund të shkaktojë vdekjen e pacientit, formohet komisioni i brendshëm për mbykqyrje profesionale. Këtu bëhet fjalë për fëmiun i cili është sjellur i vdekur në spital, dhe për këtë vetëm është bërë opduksioni, sepse nuk ka vdekur në spital” ka thënë Gjorgjeviq. Në qendrën shëndetësore në Vranjë nuk është konfirmuar se cili mjek e ka lëshuar fëmiun në shërim shtëpiak, ndërsa mjeku Dragan Cvetkoviq, ka tentuar të martën në mëngjes të reanimojë. Njëvjeqari nga Bujanoci është sëmurë nga Hidrocefalusa, gjegjësisht zgjerimi i dhomës së trurit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com