Vdes fëmija 4 vjeçar nga Kumanova i shkelur qëllimisht nga maqedonasi
15:01 | 02 Korrik 2016

aksident

Para pak çastesh ka ndërruar jetë fëmija 4 vjeçar që ishte viktimë e një zënke banale para disa ditësh në Kumanovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas zënkës, një maqedonas i është vërsulur me makinën e tij familjes shqiptare në tentim për ti shtypur. Nga sulmi, prindërit ngelën të lënduar, ndërsa fëmija 4 vjeçar u dërgua në klinikën e Shkupit, pasi u gjet në rrezik për jetë. Vetëm para pak çastesh i njëjti ka ndërruar jetë. Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar
Françeska Jaçe