VDEKJET MISTERIOZE TË NJERËZVE TË PASUR, HIJA E MAFIAS RUSE

0

07_12_2015_9472671_Vdekjet_misterioze_te_njerezve_te_pasur_hija_e_mafias_ruse_480x299

Një seri incidentesh, vetëvrasjesh e vdekjesh të çuditshme, të nisura nga viti 2004 e deri më sot kanë bërë të lindin dyshime e të kërkohet zbardhja e një misteri që fillon në Londër dhe përfundon në Rusi.

Gjithçka nis 10 vjet më parë me avokatin Stephen Curtis. Pak ditë pasi iu kishte thënë miqve të ngushtë “po më ndodhi gjë, ta dini se nuk është aksident”, ai u përplas me helikopterin e tij të ri në zonën londineze përreth Battersea.

Nga këtu merr jetë zinxhiri i vdekjeve e zhdukjeve të mistershme të një grupi biznesmenësh, të gjithë shumë të kamur, miq me njëri-tjetrin, të përfshirë në projekte miliarda dollarëshe në kryeqytetin britanik, frekuentues të të njëjtave ambjente luksoze, të njëjtave sallone, të njëjtave restorante.

Ka edhe një fije tjetër të padukshme që i lidh: paratë dhe Rusia. Këto dhe fakti që të gjithë përfunduan keq. I fundit ishte miliarderi Scot Young, i cili u hodh disa ditë më parë nga apartamenti i tij në qendër të Londrës.

Nga grupi i miqve biznesmenë, njëri përfundoi në rrotat e një kamioni në Bond Street, njëri i shtypur nga metroja, një tjetër i rrëzuar nga çatia e një qendre tregtare, një i goditur nga një atak kardiak i dyshimtë.

Është dhe një i zhdukur, i cili mbase edhe fshihet për t’i shpëtuar vdekjes. I pari në listën e vdekjeve, avokati Curtis qe ai që prezantoi me radhë të tjerët: Robert Curtis, Paul Castle, Johnny Elichaoff, Boris Berezovsky (në fillim mik, pastaj armik i presidentit Putin) dhe Scot Young.

Zërat të cilët i kërkojnë Scotland Yard-it zbardhjen e 6 vdekjeve e zhdukjeve sa vijnë e shtohen. Miqtë e tyre këmbëngulin se është mafia ruse që i ka eleminuar, ose detyruar të vrasin veten, për shkak se mund të kenë parë e prekur gjëra të ndaluara, sidomos para të pista që në Londër qarkullojnë në sasi të mëdha për t’u riorientuar drejt kanaleve të ligjshmërisë. / Top Channel

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com