Vdekja ia pushoi të gjitha vuajtjet dhe sëmundjet Skender Shemsedinit nga Breznica

1

Pas një sëmundje e cila e detyroi të kryej katër operacione, dhe pas një jetë shumë të vështirë sociale, sot është ndarë nga jeta Skender Shemsedini nga fshati Breznic komuna e Bujanocit.

10929951_486113241526448_7570821771609917209_n

I ndjeri pas shum vuajtjeve dhe kushteve të vështira finansiare i vetmuar, pa fëmijë dhe pa grua, duke luftuar me jetën për egzistencë dhe për një kafshat të gojës të cilën në shtëpin ku jetonte gjithnjë e kishte të mykur, njerëz të vullnetit të mirë nuk mundën ta shohin në këtë gjendje të mjerueshme, sepse aty ku jetonte i ndjeri, as kafshët nuk do të kishin mundur ta përballonin, por ai luftonte me jetën qdo ditë, deri sa një ditë edhe në dhomën e tijë të mbulur nga marimangat dhe pluhuri depërtoi një rreze shpresë, dhe iu dha lajmi që do ta ketë një shtëpi të re. jeta e veshtirBashkëfshatarët e tij, gjegjësisht, Nazmiu, Shpendi dhe Tahiri, dhe të tjerë kishin vendosur që të nisin iniciativën për grumbullimin e mjeteve finansiare, për ndërtimin e shtëpis së Skenderit. Për një periudhë rekorde ata arritën që bashkarisht me bashkëvendasit e tjerë edhe ata që jetojnë në botën perëndimore t’ia ndërtojnë shtëpinë e re Skenderit, dhe kështu i ndjeri në moshën kur i kishte humbur të gjitha shpresat se dikush do të kujdesët për të, ai rinis një jetë të re. 11054346_1106409332718949_811772647225563400_nPas rreth tri viteve në shtëpinë e re, Skenderin e kishte rraskapitur jeta e mëparme, Ai filloi të vuante nga një sëmundje e cila nuk e linte rehat, me ndihmën e qytetareve të Breznices si dhe mergimtareve Skenderi i është nënshtruar një operacioni në muajin shkurt të vitit 2015 ku kishte bër edhe tre operacione të më herëshme, por fatkeqësisht nga mos kujdesi i mjekeve kosovare Skenderi ishte dërguar me zorren e trash te shkyer në spitalin e Prishtines ku që nga muaji shkurt vuante nga kjo sëmundje. 1484689_1106408472719035_7370017254824906818_nSot të gjitha brengat dhe vujatjet e tij morën fund, sepse zemra e tij ndaloi së punuari, dhe kështu asgjë më nuk do të mbetët veq një fjale të mirë për ata që u kujdesën për jetën e tij. Portali BujanociNet, ngushëllon famijen Shemsedini dhe të gjithë ata që kontribounan në përmirësimin e jetës së të ndjerit. Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën më 25 mars, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Breznic. /BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. Xhuli Spahiu on

    T dashur bashkvendas zoti ju shperbleft per te gjitha mirsit qe keni bere per Skenderin me shumfishin e asja qe ju keni bere per kete njeri dhe ju falenderoj nga thellsia e shpirtit qe ndani dhimbjen bashk me ne ne kete dite piklllimi Zoti Ju bekoft kudo qe frymoni e ne cdo sfer te jetes suaj…ku gezimi e harmonija ju percjellt ne cdo hap te jetes

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com