Vdekja e studentit Bujar Maliqi që preku të gjithë

0

Atëherë kur jeta për të tjerët merr hov, atij iu ndërpre. Sapo kishte kaluar të 20-tat kur disa shenja të një sëmundje iu rishfaqen, Bujar Maliqit nga Bilaçi i Bujanocit.

Para disa vitesh studenti i Komunikimit Masiv, kishte arritur ta mposhte sëmundjen e leokemisë por duket se kanceri i ishte larguar vetëm përkohësisht.

Gjendja shëndetësore iu përkeqësua sërish studentit të AAB-së, i njohur ndër kolegë si “studenti i 10-sheve”. Para vetës kishte vetëm dy tre provime e më pas si profesionaist ëndërronte vetën si një regjisor i ardhshëm. Por sëmundja ecte më shpejt se ëndërrat e këtij të riu nga Kosova Lindore.

Ai vdiq në një spital në Beograd, duke goditur në radhë të parë fammiljen e tij të ngushtë e më pas edhe shokët e studimeve të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shpërnda fotografi me ish shokun e tyre që nuk jeton më.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com