Vazhdon spastrimi etnik i Medvegjës

0

DUKE VAZHDUAR ME POLITIKËN E SPASTRIMIT ETNIK DHE SEGREGACIONIT NDËRNACIONAL TË CILËN E KA FILLUAR REGJIMI MILLOSHEVIQIAN NË SERBI, STRUKTURAT SHTETËRORE QË VEPROJNË NË MEDVEGJË, PËRSËRI NË MËNYRË TË PA LIGJSHME DHE ANTIKUSHTETUESE, KËRCËNOJNË TË DREJTAT THEMELORE TË QYTETARËVE ME KOMBËSI SHQIPTARE. KËTË HERË, POLICIA LOKALE REFUZOI T’I LËSHOJË LETËRNJOFTIMIN RAMADAN JAKUPIT NGA MEDVEGJA ME ARSYETIMIN SE NË PERIUDHËN PREJ LËSHIMIT TË KARTËS SË FUNDIT TË IDENTITETIT DHE KËRKESËS PËR TË RENË “ËSHTË KONSTATUAR SE VENDBANIMI I TIJ ËSHTË FIKTIV” EDHE PSE RAMADANI GJATË TËRË KOHËS KA JETUAR NË ADRESËN NË TË CILËN KA QENË I PARAQITUR NË FORMË TË RREGULLT, SHKRUAN GAZETA SERBE ONLINE ELETRONSKE NOVINE.

f111rrugajpg1352618041

Kur me 23 korrik të këtij viti, 8 ditë para se t’i kaloj afati i letërnjoftimit të tij të vjetër, Ramadan Jakupi, banor i Medvegjës me kombësi shqiptare, shkoi në stacionin policor për të ripërtërirë dokumentin, u habit kur kuptoi se sipas evidencës policore ai në të vërtetë nuk banon në adresën në të cilën ka kaluar gati tërë jetën e tij dhe në të cilën edhe sot e kësaj dite qëndron! Sipas dëshmisë së vetë Ramadanit, zyrtarët policorë në Medvegjë i thanë atij se sipas evidencës ekzistuese në stacionin policor është konstatuar se adresa e cila figuron në letërnjoftimin e vjetër është fiktive. Për atë arsye ai është fshirë nga lista e banorëve të Komunës dhe se do të jetë e pamundur për te të marrë letërnjoftimin e ri. Kur Ramadan Jakupi kërkoi nga zyrtarët policorë shpjegim se si është e mundur të ndodhë që i kanë marrë vendbanimin në adresën ku ai ka jetuar tërë jetën, dhe nga ku nuk është zhvendosur asnjëherë as përkohësisht, zyrtarët policorë nga Medvegja i thanë që ka edhe mundësi të jetë bërë ndonjë gabim, mirëpo pesha e arsyetimit të këtij gabimi do t’i bie atij si palë e dëmtuar. Pas një verifikimi shtesë, zyrtarët policorë në Medvegjë vërtetuan se ndaj zotëri Jakupit nuk është ngritur asnjë procedurë gjyqësore, as edhe nuk është hapur asnjë proces policor, gjë që bëri që edhe ata të dyshojnë se “sigurisht është në pyetje ndonjë gabim”. Gjithashtu Jakupit ju tha se verifikimi i vërtetësisë lidhur me vendbanimin e përhershëm të banorëve (gjykuar sipas të gjithave, vetëm atyre shqiptarë) vazhdimisht shtyhet sipas direktivave interne të MPB-së e cila në Stacionin Policor në Medvegjë ka mbërritur në vitin 2011 nga Drejtoria Policore e Leskovcit. Pra, gjatë kohës së pushtetit të Boris Tadiqit, policia serbe ka vendosur një akt intern i cili nuk është asgjë tjetër përveçse një mënyrë e fshehur dhe e heshtur e vazhdimit të spastrimit etnik në komunën me popullatë të përzier në jug të Serbisë, transmeton Koha.net. Sipas dëshmive të mëhershme të qytetarëve shqiptarë të fshirë nga vendbanimi në Medvegjë, del se në bazë të këtij akti, banorëve të Serbisë me kombësi shqiptare u është marrë vendbanimi, shtetësia dhe të gjitha të drejtat socio-ekonomike si dhe e drejta mbi pensionin e fituar me ligj. Kjo është bërë me të vetmen bazë se banorët në fjalë një periudhë të caktuar kohore kanë jetuar në Kosovë, kanë shkuar për shërim apo edhe për arsye turistike. Rasti tragjik i Zeqir Sinanit (78) nga fshati Tupallë i cili bëri vetëvrasje pasi që i është marrë vendbanimi i Serbisë, shtetësia dhe pensioni, vetëm se ka qenë në Kosovë për shërim, në mënyrë të drejtpërdrejtë tregon për një aparteid të fshehur në jug të Serbisë dhe që po vazhdon edhe më tutje symbylluri me spastrimin etnik të kombësisë shqiptare në këtë vend jugor të Serbisë. Me rastet e fundit të shpërdorimit të ligjit nga ana e strukturave shtetërore të cilat po tregohen që janë mbi ligjin, nga e cila ka dalë se njëri ka përfunduar me humbje jete, dhe se aktualisht rezulton me fshirjen e qytetarëve nga lista e banuesve në Medvegjë, dhe me rastin e shkeljeve drastike të të drejtave themelore njerëzore dhe qytetare, i dëmtuari Ramadan Jakupi paralajmëron se do të paraqesë ankesë në zyrën e ombudspersonit Sasha Jankoviqit e cila, në shumë raste të mëhershme, ju ka ikur këtyre problemeve dhe nuk është marrë asnjëherë me problematikën e fshirjes së qytetarëve të Medvegjës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com