Vazhdon rënia e çmimit të naftës

0

Çmimi i arit të zi në tregjet ndërkombëtare ka vazhduar rënien, edhe pse Irani nuk ka nisur ende të eksportojë naftën e tij, të çliruar tashmë prej sanksioneve ndërkombëtare, raporton KTV.

Nafta_pompa-690x462

Një fuçi prej 159 litrash kushton 55 dollarë, nga 110 dollarë sa kushtonte përpara një viti. Në New York, nafta bruto mbërriti çmimin 48.52 dollarë për fuçi e rënie ka edhe Brenti i Londrës.

Për ‘Wall Street Journal’, zvogëlimi i çmimit të arit të zi gjatë muajit korrik iu detyrohet disa faktorëve, siç janë prodhimi i lartë i naftës argjilore amerikane, i gërshetuar ky me sasitë rekord të hedhura në treg nga të tjerë prodhues të rëndësishëm, siç është Arabia Saudite, apo edhe luhatjet në tregjet valutore, ku ndikim të madh duket të ketë forcimi i dollarit amerikan.

Rënia e kërkesës për naftë në Kinë, Brazil apo Rusi ka ndikuar gjithashtu në rënien e çmimit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com