Vazhdon përmirësimi i infrastrukturës në qytetin e Bujanocit, nga nesër edhe një lagje e ka të zgjidhur problemin e ujit të pijshëm

0

Në qytetin e Bujanocit çdo ditë e më shumë po përmirësohet infrastruktura në arrugët të cilat kishin hasur në vështirësi, si në rrjetin e kanalizimit, ujësjelllësit dhe shu gjërave tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për popullatën.

 uji-33

Në rrugën “Car Llazar 27” në qytetin e Bujanocit përball stacionit të autobusave, sot është bërë shtrirja e rrjetit të ujësjellsit me një gjatësi prej 200 metrave. Banorët e kësaj lagje kishin hasur në vështirësi viteve që lam pas, pasi nuk kanë pasur mjaftueshëm ujë të pijshëm dhe vitin e kaluar kanë bërë kërkesë komunës së Bujanocit e cila është miratuar nga kuvendi komunal, ku janë ndarë mjete prej 550 mijë dinarëve për të kyçur këtë lagje direk në rrejtin e ujsëjellsit. Në fillimin e punimeve prezent ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili tha se, Bujanoci dalangadalë e ka të zgjidhur problemin e ujit të pijshëm, sidmos në sezonin verorë.  Po ashtu edhe në disa pjesë tjera të qytetit të Bujanocit qytetarët kan pasur probleme me ujë të pijshëm pasi kanë hasur në vështirësi, ndërsa tani edhe në këto pjesë është zgjidhur ky problem. Arifi thkesoi se, nesër e tërë lagja “Car Llazar” do të ketë ujë të pijshëm të mjaftueshëm. Punëkryes është ndërmarrja publike komunalia ndërsa më të lumtur janë banorët të cilt problemin e ujit që nga sot e kanë të zgjidhur./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com