Vazhdojnë përplasjet, veteranët e UÇPMB-së kërkojnë tu njihet statusi
12:14 | 16 Janar 2019
Po vazhdojnë pakënaqësitë e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, të cilët kanë mbetur jashtë listave të veteranëve. Ata shprehin pakënaqësi ndaj kryetarit të OVL të UÇPMB-së në Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu.

Në një reagim të fundit, që ka bërë Ish-zëdhënës i Zonës Operative të Çarrit, Adhurim Krasniqi, thotë se verifikimi i veteranëve në këtë zonë ka shkuar keq, dhe për këtë fajin ia hedh Bejtullahut.

“Nuk është ajo OVL që damkosë luftëtarët si dezertera e profitera, kur dihet se kush është kryedezerteri e kryeprofiteri i luftës. Sot jashtë listave kanë mbetur qindra djem e vajza të mirë që vendin e tyre e kanë zënë „veteranët“ e 3 mijë eurove!”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ai më tutje thotë se po kërkojnë vetëm të drejtën për pjesën e luftës deri më 24 maj të vitit 2001, dhe ka kërkuar që siç thotë ai, inatet dhe punët e tjera pas kësaj date, të mos ndërlidhen me statusin e veteranit.

Rina Balaj