Vatra: Punoni për Luginën e Preshevës mos e përdorni atë për poenë politik

0
Takimi i dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të jetë një pikënisje për t’u marrë më seriozisht me problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore, të atyre që jetojnë në Kosovë dhe të atyre që jetojnë në Republikën e Kosovës thotë Kushtrim Kadriu zëdhënës i Lëvizjes Qytetare “Vatra”.
Vatra 1
Uroj që kjo mbledhje të mos jetë si ajo e kaluara, “cirkus`hane”, ku u mblodhën me dhjetëra ministra e i dhuruan Kosovës Lindore vetëm 100.000 euro, ndihmë qesharake e tallëse, për 100.000 banor.
Krahasuar me atë shifër, ne si banorë të Malësisë së Bujanocit në mënyrë vullnetare për asfaltimin e një rruge në “Malësi” brenda pak ditëve kemi arritur t`i grumbullojmë aq para sa dhanë Kosova dhe Shqipëria së bashku,/rajonipress/ Tani është koha që Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga z. Isa Musfata, njëkohësisht lideri i partisë e cila përkrahu dhe hodhi në Kuvendin e Kosovës rezolutën e Luginës, të merret me Luginën në mënyrë të sinqertë dhe serioze, e mos të bëjnë ceremoni e të përmendin Luginën vetëm për poenë politikë e për të nxitë nacionalizmin kur t’u duhet për përfitime votash e pa lëvizur këmben për të mirën e Luginasve, siç u bë në mbledhjen e kaluar qeveritare ka thënë Kushtrim Kadriu./Bujanocinet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com