“Vatra” kërkon ndihmën e shtetit amë për problemet e të dëbuarve nga Lugina

0
Ambasadori i Republikës se Shqipërisë z.Qemajl Minxhozi priti sot një përfaqësi të “Lëvizjes Qytetare Vatra” me seli në Gjilan, kryesuar nga Kryetarja zj. Gentiana Shabani.
vatra
Gjatë takimit u diskutua për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Kosove, ku kryetarja Shabani i dorëzoi ambasadorit një listë të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore, e që jetojnë në Kosovë, me theks të veçantë problemet e pajisjes me dokumente të identifikimi, problem ky që po i preokupon qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore tash e 16 vite. Ambasadori Mingjozi u shpreh i lumtur me zgjedhjen e znj Gentiana Shabani për kryetare të Lëvizjes Qytetare “Vatra” duke shprehur gatishmërinë që problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore të ngriten në instancat më të larta të Republikës së Shqipërisë. Në fund Ambasadori Mingjozi u zotua se do të angazhohet maksimalisht për gjetjen e një zgjedhje të përhershme të këtyre problemeve me të cilat po ballafaqohen qytetarët e dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com