“Vatra” kërkon jetësimin e marrëveshjeve nga shteti serb

0
Ne, Lëvizja “VATRA” jemi për çdo marrëveshje që nënshkruhet në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje që janë në interes të lëvizjes së lire në mes të dy shteteve.
00_12_14354146361087534302
Marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel para disa ditëve në mes të Kryeministrave të dy shteteve e konsiderojmë si marrëveshje të mirë në letër dhe si të tillë edhe e përshëndesim thuhet në njoftimin e Lëvizjes “Vatra”. Shpresojmë shumë që këtë herë, pala serbe të bëjë zbatimin e saj edhe në praktikë dhe jo vetëm ta lë në sirtarët e saj. Gjithashtu shpresojmë që pala serbe nuk e ka bërë këtë sa për shtrëngim duarsh e për t’i hedh hi syve të Bashkimit Evropian kinse Serbia është shtet demokratik dhe po respekton të drejtat themelore të njeriut siç është e drejta e lëvizjes. Serbia duhet që edhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara prej saj të i jetësoj dhe t’i largoj pengesat e mëdha që po i bënë në veçanti me të diplomuarit në Universitetet e Kosovës, e që duan te punojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Janë bërë më shumë se një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave por shteti Serb ende nuk i njeh diplomat e Republikës së Kosovës. Ky është edhe një shembull tjetër eklatant i mosrespektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Kosovën. Ne kërkojmë nga delegacioni i Kosovës që gjatë negociatave me Serbinë në Bruksel, mos t’i harroj qytetarët e Luginës së Preshevës, sikurse ka bërë deri tani, ku dihet mjaftë mirë se deri tani në këto bisedime asnjëherë nuk është diskutuar për Luginën e Preshevës. Pra, kërkojmë që Kosova të filloj bisedimet me Serbinë për shkëputjen përfundimtare të këtyre tri komunave nga Serbia dhe ribashkimin e tyre me Kosovën, duke korrigjuar njëherit një padrejtësi të madhe historike përfundon njoftimi.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com