Vatra: Franca jep azil për Kosovaret e Kosova nuk jep azil për Luginasit

0
Dëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës Lindore u bë në vitit 1999 – 2000 (në mënyrë të heshtur edhe më herët) pas vendosjes së forcave policor-ushtarak në këtë pjesë të territorit shqiptar, e që pjesa më e madhe u vendosën, në Gjilan, Fushë Kosovë e Prishtinë thuhet në një reagim të “Vatrës”.
00_12_1417109293726863004
Faktori shqiptar ishte i pa ndikim të bënte diçka për kthimin e atyre banorëve në trojet prej nga kishin ardhur, sidomos nga Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës. Këta qytetarë shqiptarë, fillimisht u vendosën si refugjatë, duke shpresuar se së shpejti ushtria dhe policia serbe do të tërhiqen nga vendbanimet, e këta do të kthehen në vatrat e tyre. Mirëpo, po bëhen gati 15 vite e këta nuk e mbaj as epitetin e refugjatit e as të qytetarit në shtetin e tyre, republikën e Kosovës, madje të përbuzur këtu, e të lënë pas dore nga ,,ELITA” politike e Kosovës Lindore! Që të jetë e keqja edhe më e madhe, një pjesë e kësaj popullate kanë mbetur pa dokumente të identifikimit, një e drejtë elementare për të ditur se çka janë, ku janë e çka do të bëhet me ta në të ardhmen, pasi siç dihet, pa dokumente identifikimi të cenohen shumë të drejta njerëzore si: sociale, shkollimit, ekonomike etj. Problemi rritet kur Zyra e azilit ne Kosove për t`i dhëne statusin e azilit, e për ti pajisur këta qytetare me një letërnjoftim të përkohshëm, kërkojnë që qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore të kenë pasaportë të vlefshme nga Serbia e shumë kërkesa tjera e që ky vendim është me i dëmshëm për të rinjtë të cilët në kohën e dëbimit, ishin shumë të vegjël për t’u pajisur me dokumente nga vendi prej ku ishin dëbuar, por edhe në vendin ku kishin ardhur fillimisht si refugjatë. Ata, sot e asaj dite, nuk mund të pajisen me dokumente, sepse shteti Serb tash e sa vite ka filluar ti heq nga regjistrat qytetarët e kësaj pjese me qëllimin e vetëm që në Kosovë Lindore të jen sa ma pak qytetar shqiptar , e në asnjë mënyrë nuk u lëshon dokumente), po ashtu edhe Kosova u kërkon pasaportë të vlefshme nga Serbia te cilat nuk i posedojnë. Këtyre qytetareve po i pa mundësohet jeta e barabarte, po i mohohen të drejtat elementare te garantuar edhe me konventat ndërkombëtare për te drejtat dhe lirit e njeriut siç janë: shkollimi, punësimi pasi që këto dy gjera elementare për të jetuar duhet pasur dokumente identifikimi./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com