Varfëria i ka dërmuar, shpëtimin e kërkojnë jashtë Kosove

0

Varfëria e madhe ka mbështetur për muri familjen Goxhufi nga Prishtina. Janë gjashtë anëtarë të kësaj familje që mezi ia dalin të sigurojnë edhe bukën e gojës.

varf-euml-ria-i-ka-d-euml-rmuar-shp-euml-timin-e-k-euml-rkojn-euml-jasht-euml-kosove-video_hdObjekti ku ata banojnë, nëse mund të quhet shtëpi, nuk është i tyre dhe nuk posedojnë asgjë si pasuri të vetën.

Të gjendur në këtë situatë dhe pa ndonjë zgjidhje, që të dy thonë se me shumë dëshirë dhe pa kthyer kokën pas do t’u bashkoheshin qytetarëve të tjerë që po e braktisin vendin, raporton KTV, përcjell koha.net.

Por, problemin e kanë se nuk kanë se si t’i sigurojnë mjetet për të marrë rrugën e migrimit.

Se qytetarëve u është shuar shpresa për jetë më të mirë, e thonë shumica nga ata që ikin.

Por, për sociologët kjo dukuri më shumë u bë edhe si eufori, të cilës lehtësisht po u nënshtrohen shumë njerëz.

Sipas sociologut, Shemsi Krasniqit, kjo situatë duhet të debatohet në përmasa të gjëra dhe të gjendet një zgjidhje e menjëhershme.

Vetëm në muajin e parë të këtij viti më shumë se 6000 kosovarë kanë hyrë në Hungari, duke u listuar si azil-kërkuesit kryesorë në këtë shtet.

Ndërsa me mijëra të tjerë kanë arritur të ikin edhe në Francë dhe Gjermani.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com