Vapa e madhe shton për 15% vdekshmërinë e të moshuarve

0

Mjekët u rekomandojnë të gjithë atyre që kanë familjarë të moshuar që t`i vizitojnë ata në mënyrë të rregullt

pleqëria.JPG

Gjatë muajit korrik që po i afrohet fundi, në Zvicër kanë vdekur dukshëm më shumë persona të moshuar se që ka ndodhur në periudhën e njëjtë gjatë dy viteve të kaluara. Shkalla e vdekshmërisë te njerëzit mbi moshën 65 vjeçare gjatë këtij muaji është 15 për qind më e lartë se në vitet e kaluara. Këtë konstatim e ka bërë televizioni zviceran në gjuhen frënge RTS dhe e ka konfirmuar pastaj edhe  Zyra Federale për Statistikë.

Praktika e mbajtjes së statistikave të vdekjeve në bazë javore është një reaksion nga vera me temperaturat rekorde deri tash, ajo e vitit 2003 ka sqaruar Marius Widmer nga zyra e përmendur. Por, ka shtuar ai, në këto statistika nuk përfshihen edhe shkaqet e vdekjeve. “Megjithatë, ne këtë shkallë të rritur te vdekshmërisë e shpjegojmë me periudhën e vapës së madhe që po e kalojmë”.
Në Gjenevë gjatë këtij korriku është matur edhe temperatura rekorde prej 39 .7 gradë celsius. Por edhe pa këtë, parashihet që korriku i sivjetmë të jetë korriku më i nxehtë i të gjitha kohëve në Zvicër. Dhe kjo u paraqet problem në veçanti personave të moshuar.

Për këtë arsye Pierre-Olivier Lang nga Spitali Universitar i Lozanës u rekomandon të gjithë atyre që kanë familjarë të moshuar që t`i vizitojnë ata në mënyrë të rregullt.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com