Vallëzimi me partnerën seksi, Roberti ia ndalon Norës të shohë “Dance with me”?
09:00 | 25 Shtator 2018

Robert Berisha dhe Nora Istrefi përveç se janë një çift shumë simpatik, janë edhe shumë të dashur për publikun shqiptar.

Ata na kanë treguar se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe atë e shprehin sa herë që u jepet mundësia. Roberti dhe Nora janë bërë prindër të një vajze shumë të bukur të quajtur Renee, 3 vjeç.Që të dy ata janë këngëtarë dhe janë mjaft të suksesshëm në punën e tyre, ku numërojnë një sërë hitesh, por Robertin për disa javë me rradhë do e shohim në “Dance With Me”.

Por në vitin 2014, në spektakël konkuroi edhe bashkëshortja e tij Nora Istrefi, e cila u detyrua ta linte garën në mes pasi dha lajmin se ishte në pritje të ëmbël e së shpejti do të bëhej me vajzë.Moderatorja e spektaklit Alketa Vejsiu e pyeti këngëtarin nëse bashkëshortja e tij e ka parë në sfidën e vallëzimit në natën e parë.“I kam thënë të mos e shohë fare, ja kam ndaluar. Të paktën deri në natën e gjashtë” – tregoi këngëtari Robert Berisha.

Momente përpara kërcimit, moderatorja Alketa Vejsiu i bëri një pyetje rrufe këngëtarit në lidhje me familjen e tij.“Era Istrefi apo Tuna? Kush është kunata juaj e preferuar?” – e pyet Alketa Vejsiu.eksa hezitoi pak të përgjigjej, Robert Berisha tha:“Era Istrefin” – e menjëherë ndryshoi temë duke refuzuar të flasë më shumë për këtë.

Nevina Shtylla