Valencia me 10 lojtarë e pafuqishme ndaj Barcelonës

0

Barcelona ka marrë tre pikë me shumë vështirësi ndaj Valencias në “Camp Nou”, pavarësisht rezultatit 4:2.

Barcelona nuk ka gabuar në xhiron e 28’të në La Liga, duke e mposhtur Valencian me rezultat 4:2, këta të fundit luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Mangalas në minutën e 44’.

Golat për Barcelonën i shënuan Lusi Suarez (35’), Leo Messi (45’ dhe 52’) dhe Andre Gomes (89′) derisa për Valencian shënuan Mangala (29’) dhe Munir El Hadaddi (45’).

Pas kësaj fitore, Barcelona ka shkuar në kuotën e 63 pikëve, dy më pak se Real Madridi, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com