Vala e të nxehtit po afrohet, në rajon temperaturat deri në 40C

0

Prishtina Weather ka njoftuar se pas bllokimit të valës së të nxehtit mbi pjesët perëndimore dhe qendrore të kontinentit, ditëve në vijim zona me presion të ulët do të fillojnë të shtrihen mbi Evropën veriore duke zhvendosur valën e të nxehtit Afrikan më në juglindje përfshi edhe rajonin tonë, duke ngritur në fillim temperaturat mbi 30C, e nga mesi i javës së ardhshme edhe mbi 35C.

ij

“Sipas parashikimeve të modeleve kompjuterike, temperaturat maksimale në rajon pritet të ngritën deri në 37C-39C e në pjesët qendrore dhe lindore të Serbisë mundësi që temperaturat maksimale të ngriten edhe mbi 40C. Në Shqipëri, përgjatë vijës bregdetare maksimalet pritet të sillen rreth 36C-38C, e në vendin tonë rreth 35C-36C. Erërat do të fyejnë kryesisht nga ana veriore 2-4m/s. Në përgjithësi deri të mërkurën mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, vende-vende gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave lokale, por pa mundësi për të reshura”,thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Pas rritjes të temperaturave, masa më të freskët ajrore nga Evropa veriore, nga dita e enjte pritet të sjellin mundësi për reshje lokale shiu dhe zbritje të temperaturave maksimale deri në 30C-32C.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com