Vajzat që u ndërruan në lindje, përfitojnë 2 milionë euro

0

Një klinikë në jug të Francës, përgjegjëse për një ngatërresë të dy bebeve në lindje, është urdhëruar të martën nga një gjykatë në qytetin Grasse që t’u paguajë femrave dhe familjeve të tyre një shumë totale prej pothuajse 2 milionë eurosh si kompensim.

20150210143822560646Shuma e dhuruar nga gjykata është dukshëm më e ulët se 12 milionë eurot që familjet kanë kërkuar si dëmshpërblim. Paratë do t’u ndahen familjeve me nga 400 mijë euro secilës vajzë, ndërsa pjesa tjetër do t’u ndahet prindërve dhe fëmijëve tjerë.

Një nga dy nënat ka zbuluar se fëmija i saj nuk ka qenë biologjikisht i saji kur ka bërë testin e ADN-së më 2004, 10 vjet pas lindjes së vajzës, transmeton Koha.net.

Të dy vajzat kishin vuajtur nga verdhëza që në lindje dhe ishin vendosur në të njëjtin inkubator në klinikën e Kanës.

Pastaj, një infermiere kishte ndërruar bebet me t’i dorëzuar ato tek nënat përkatëse. Edhe në atë kohë, nënat patën shfaqur dyshime për identitetet e bebeve të tyre, por u ishte thënë se nuk është bërë asnjë gabim.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com