Vajza e Tërrnocit me uniformën e policisë zvicerrane
11:29 | 13 Nentor 2018
Sumeja Abdixhiku nga Terrnoci, Komuna e Bujanocit është shqiptarja e parë që ka veshur teshat policisë zviceriane. Ajo është diplomuar për police para tri viteve ndërkaq ka deklaruar se do t’i shërbejë shtetit zviceran që ka bërë shumë për shqiptarët.

”Jam krenare që jam shqiptare po aq sa jam edhe zviceriane dhe mbajë me nder uniformën e policisë së këti shteti që më ka shkolluar dhe edukuar në frymën e demokracisë dhe tolerancës”-ka thënë,vajza e Tërnocit,e cila jeton dhe vepron bashkë me familjen në Friburg të Zvicrrës. Ajo është e bija e piktorit të njohur shqiptar në Zvicër, Nasuf Abdixhiku-Naski nga Tërnoci i Bujanocit.

Sumeja ka përmendur se përveç profesionit që është e përkushtuar,ajo ushtron karate,lexon libra,adhuruese e notit, por edhe futbollit dhe tenisit.

Ajo është futbolliste e shkëlqyeshme e cila luan për ligën e parë dhe për çdo ndeshje shënon së paku një gol. Ajo është kërkuar edhe nga klube të tjera, por karriera e saj në këtë sport po vazhdon në qytetin ku po shërben si police në tri vitet e fundit. 

Alesia Bami