Ushtrimet qarkore të kombinuara me ngrënie të mjaltës ndihmojnë në forcimin e imunitetit

0

Si të kujdeseni për lëkurën e foshnjes? Përveç aktivitetit fizik, niveli i imunitetit mund të përmirësohet edhe përmes ushqimit të përshtatshëm.

Ekzistojnë në fakt shumë hulumtime të cilat i analizojnë efektet e konsumimit të mjaltit dhe efektet e aktivitetit fizik për sistemin imunitar, por efekti i kombinuar i këtyre dy faktorëve deri më tani nuk është i njohur.

Gjithsej 40 subjekte të gjinisë mashkullore u angazhuan në këtë hulumtim, i cili u publikua në vitin 2013. Autorët formuan grupe për të vërtetuar efektin e mjaltit dhe ushtrimeve në qelizat e bardha të gjakut dhe në qelizat vrasëse natyrore (limfocite këto të cilat ngjiten për qelizat kancerogjene dhe ato të infektuara me viruse të ndryshme dhe i luftojnë ato).

Programi i ushtrimeve zgjati 6 javë dhe grupi i caktuar për të ushtruar dhe konsumuar mjaltë duhej të ushtronte 3 herë në javë nga 1 orë për secilen seancë.

Rezultatet në fund treguan se nuk kishte dallim domethënës në qelizat e bardha të gjakut në mes të grupit eksperimental dhe atij të kontrollit. Në anën tjetër, dallimet ishin domethënëse në rritjen e qelizave vrasëse natyrore, ku kishte prezencë më të madhe të këtyre qelizave tek grupi i cili bënte ushtrime qarkore dhe konsumonte mjaltë në të njëjtën kohë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com