Ushtria Serbe shton patrollimet në Konçul (Video)
09:07 | 06 Tetor 2018
Përskaj vijës kufitare me Kosovën jan shtuar prezencat e ushtris serbe, pikërisht në fshatin Konçul jan marrur këto pamje dhe më pasë i jan dërguar redaksis së BujanociNet nga banorët e fshatit Konçul, ku kan shprehur revoltën e tyre për shtimin e patrollimeve të shpeshta në fshatin Konçul, dhe në fushat dhe malet e Konçulit, këto pamje jan marrur prap ditën e premte ku ndodhet edhe një informacion i ngjashë i botuar muaj më parë.

ARTIKULLI I PËRAFËRT: i botuar më 23 Shkurt 2018 [Ushtria Serbe shqetësojn banorët e Konçulit pas faljes së namazit të Xhumasë (Foto/Video)]

Këto pamje që po i shiheni jan duke kaluar automjetet e blinduara ushtarake në fshatin Konçul për të vizituar pikën ushtarake në Tërrnoc të vogël (Malitërrnoc), ku asnjëher nuk vizitohet ajo pikë nga fshati Konçul por zakonisht bëhet nga fshati Tërrnoc i madhë dhe më pastaj kalojn në Tërrnoc të vogël, por nuk dihet qëllimi i këtij ndryshimi pasi që edhe rruga ku kalojn këto automjete nuk është e asfaltuar sikurse nga ana e Tërrnocit të madhë.


Banorët e fshatit kan marrur nga largë edhe pamjet e patrollimit në këmbë afër fshatit dhe në malet e fshatit kur edhe dihet se tani është sezona e vjeshtës fillojn parapregaditjet për furnizimin e materialeve djegëse të drunjëve dhe nuk po guxojn të shfrytëzojn as malet e tyre për ti prerë pasi që qdo herë po ballafaqohen me forcat ushtarake të fshehura në malet e fshatit Konçul dhe banorët po ndjehen të provokuara nga forcat Ushtarake Serbe.

Ndërsa përpos forcave ushtarake përskaj kufirit me Kosovën, shum shpesh jan parë dhe forcat Policore dhe ato të Xhandarmëries duke patrolluar rrugëve të fshatrave të banuara me shqiptarë gjë e cila ngreh një frigë nga kjo gadishmëri e madhe e forcave të shumta të siguris pikërisht në vendbanimet e banuara etnikisht me Shqiptarë, thuhet nga banorët./BujanociNet/

Aurela Hoxha