Ushtria hungareze fillon ndërtimin e “murit” me Serbinë

0

Sot, në kufirin ndërmjet e Hungarisë e Serbisë, ushtria hungareze ka filluar ndërtimin e murit në mënyrë që të ndalet vala imigrantëve ilegalë njoftona agjencia hungareze lajmeve MTI

MuriHungari

Punimet kanë filluar sot në mëngjes buzë qyteti Morahal. Muri planifikohet të jetë i gjatë 175 kilometra e me lartësi deri në 4 metra. Parlamenti hungarez, transmeton Koha.net, ka lejuar që të shfrytëzohen 10 metra hapësirë në kuadër të kufijve të jashtëm të zonës Shëngen. Qeveria ka thënë se ky mur do t’i kushtojë afër 21 milionë euro. Nga fillimi i vitit në Hungari kanë hyrë rreth 80 mijë imigrantë, nga të cilët pothuaj gjysma ishin nga Kosova.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com