Ushtria e Serbisë dëmshpërblen kompaninë Buçaj me 265 mijë euro për plaçkë lufte

0

Ushtria e Serbisë do të duhet ta dëmshpërblejë kompaninë kosovare Buçaj me 265 mijë euro (32 milionë dinarë), për shkak se i ka vjedhur magazinat e saja me produkte ushqimore në qershor të vitit 1999.

Ushtria-e-Serbise-634x380

Buçaj e ka paditur shtetin e Serbisë në maj 2004, duke kërkuar dëmshpërblim për mallin ushqimor të cilin Ushtria e Serbisë ia kishte marrë në qendrën “Boro dhe Ramizi” në Prishtinë, pasi Gjykata Serbe e kishte trajtuar këtë akt si “plaçkë lufte”, njofton gazeta beogradase Blic, transmeton Klan Kosova.

Eshte interesante se kompaninë Buçaj në këtë proces gjyqësor e ka përfaqësuar një avokat serb nga Nishi, i cili dikur edhe vetë kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë së Jugosllavisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com