Ushtarja amerikane ka kryer vetëvrasje në Bondsteel

0

Nëntë muaj pasi rreshterja 32-vjeçe, Heidi Ruh, vdiq në Kampin Bondsteel në Kosovë, Komanda e Ushtrisë Amerikane për Hetime Kriminale (CID) ka dalë me njoftimin zyrtar se vdekja e saj ka qenë vetëvrasje.

ushtarja-amerikane-ka-kryer-vet-euml-vrasje-n-euml-bondsteel_hdRuh vdiq më 9 maj 2014, “në një incident që nuk ka lidhje me konflikt të armatosur”, patën thënë zyrtarët në kohën kur ishte lajmëruar për vdekjen e saj, duke shtuar se shkaku i saktë i vdekjes është nën hetim. Hetimi ushtarak ka përfunduar më 20 janar të këtij viti. “Hetimi ynë ka ardhur në përfundim se vdekja e rreshteres Ruh është si pasojë e vetëvrasjes dhe shkaktari i vdekjes ka qenë një lëndim me armë zjarri në zonën e brendshme të gojës”, ka thënë zëdhënësi i CID, Christopher Grey, raporton Koha.net. E ndjera, rreshterja Heidi L. Ruh nga Barrington, Illinois, ishte e caktuar në Grupin Shumëkombësh të Betejës-Lindje të Forcës në Kosovë. Kur u pyet pse hetimi për vdekjen e Ruh zgjati më shumë se tetë muaj, Grey tha: “Agjentët Specialë të CID-së i hyjnë shumë thellë rasteve për të trajtuar dhe procesuar të gjitha hetimet e vdekjeve me kohë dhe i kushtojnë shumë rëndësi detajeve për të zbuluar me saktësi se çfarë ka ndodhur… Edhe në rastet kur vendi i krimit është krejtësisht i qartë se është kryer vetëvrasje, CID do ta listojë vdekjen si të papërcaktuar dhe do të kryejë ‘hetim për vrasje’, pasi që hetimet e mëvonshme mund të sjellin dëshmi të kundërta”. Rreshterja 32 vjeçe ka lënë prapa vetes dy fëmijë, si dhe prindërit e saj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com