Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë bëhen bashkë
12:32 | 19 Mars 2019

Kësaj radhe, efektivë të batalionit të Mbështetjes Rajonale të Shqipërisë janë bërë bashkë me kolegët nga FSK-ja për një trajnim malor.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Facebook.

“Efektivët e batalionit të Mbështetjes Rajonale u bënë sërish bashkë me kolegët e tyre nga Forca e Sigurisë së Kosovës, për t’u trajnuar për kërkim – shpëtimin malor në Qendrën e Trajnimit për Kërkim – Shpëtim në Pomozatin”, ka shkruar ajo.

Kejvina Kthella