USHT dyfishon pagesën e semestrit edhe për studentët e Luginës

0

Universiteti Shtetëroë i Tetovëskëtë vit ka bërë ngritje të çmimit të regjistrimit të semestrit për sudentët që nuk janë shtetas të Maqedonisë.

 universiteti_shteteror_i_tetov_2

Sipas studentëve nga Lugina e Preshevës të cilët janë duke studiuar në ktë Univerzitet është mësuar se ngritja e pagesës së semestrit, është bërë për studentët të cilët regjistrohen në vitin e parë akademik 2014/2015, e të cilët nuk janë shtetas të Maqedonisë. Derisa viteve ta kaluara pagesa e semestrit për studentët e regullt jashtë Maqedonisë ishte 200 euro ndërsa këtë vit për një semestër duhet të paguajnë nga 250 deri në 500 euro, varësisht nga drejtimi i fakultetit. Sipas kësaj del se Universieti Shtetëror i Tetovës për studentët e vitit të parë që nuk kanë shtetësi të Maqedonisë, për një semestër ka ngritur çmimin deri 200%, shumë  kjo e cila është e pa përballueshme për cdo student i cili planifikon të vazhdojë shkollimin e lartë jasht vendit. Sipas disa studenteve nga komuna e Bujanocit kjo është një shumë e pa përballueshme, sepse neve si student përpos pagesës së dy semestrave vjetorë duhen edhe shpenzime tjera edhe dy herë më shumë sesa studentët vendas kështu që kjo barrë duhet të na lehtësohet neve si studentë që jemi shtetas të Serbisë apo Kosovës. Studentët presin nga organet kompetente që të marrin parasysh këtë problem dhe të bëjnë ndonjë zgjidhje më të mirë të mundshme./BujnaociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com