Ushqimi ideal për mëngjes
15:58 | 12 Qershor 2018

Më shumë proteina se sheqer

Sheqeri, edhe pse të jep energji të menjëhershme, ndodh për pak kohë. Më vonë shumë prej tyre kthehen në kalori se sa në energji. Edhe pse për të gjithë është normale që zgjimi të bëhet duke shijuar diçka të ëmbël, megjithatë këshillohet që kjo të shmanget ose të zëvendësohet me diçka tjetër më të lehtë, si drithërat.

Kujdes me sasinë

Edhe pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë me sasinë. Mjafton për mëngjesin si edhe për drekën 300 kalori.

Ha brenda një ore nga zgjimi

Sa më parë që të konsumojmë mëngjes aq më shpejt aktivizohet metabolizmi. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, atëherë më mirë mos të presim gjatë. Zgjimi dhe konsumimi i sasisë së duhur të proteinave dhe karbohidrateve ndihmon madje që të evitoni zgjedhje të gabuara gjatë ditës. Idealja është konsumimi i mëngjesit brenda një ore nga zgjimi.

Aurela Hoxha
S