Ushqimet që mund të hani edhe pas orës 8 të darkës!
16:02 | 19 Qershor 2018

Bëhet fjalë për disa ushqime që mund të hani edhe pas orës 8 të darkës.

Kokoshkat
Mund të vazhdoni të hani kokoshkat edhe pas orës 8 të darkës, ndoshta teksa shihni filmin tuaj të preferuar ose në një darkë mes miqsh. Janë shumë herë më të mira sesa patatet e kripura.

Avokado
Disa feta avokado në darkë do të ishin ideale. Mund t’i integroni edhe në receta të tjera të lehta, jo shumë kalorike.
Banane

Ato përmbajnë shumë potasium dhe magnez, çka ju relakson dhe ju ndihmon që të bëni një gjumë shumë të qetë.

Kos
Një filxhan me kos pa yndyrnë është ideali. Mund t’i shtoni edhe disa fruta për ta shijuar më shumë.

Aurela Hoxha