Urimi i Partia Demokratike në Bujanoc me rastin e 4 vjetorit të themelimit

0

Me rastin e 2 korrikut 4 vjetorit të themelimit të Partis Demokratike në komunën e Bujanocit, kryetari i këtij subjekti politik Nagip Arifi, uronë të gjith simpatizantët dhe përkrahësit e PD-së. Në urimin e kryetarit Arifi thuhet:

PD

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, Sot është një ditë e veçantë dhe e shënuar për të gjithë ne ngase 4 vite më herët edhe zyrtarisht promovuam Partinë Demokratike, si subjekt të kthimit të shpresës dhe perspektivës për shqiptarët e komunës së Bujanocit dhe Luginës së Preshevës. Edhe pse iniciativa dhe punët rreth krijimit të PD-së kishin nisur më herët, nuk ndodhi rastësisht që pikërisht më 2 korrik të dalë në dritë ky organizim politik kur kihet parasysh pesha e kësaj dite historike për kombin shqiptarë në përgjithësi. Gjatë kësaj periudhe katër vjeçare Partia Demokratike u bë bazament dhe fuqi motorike e nxitjes së proceseve dhe zhvillimeve pozitive për të gjithë qytetarët pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre politike. Subjekti ynë politik këtë e dëshmoi me qeverisjen në komunën e Bujanocit ku si bartëse e pushtetit jo vetëm që vazhdoi me jetësimin e aspiratave të nisura nga viti 2002 por edhe me fuqizimin dhe avancimin e tyre. Të vetëdijshëm se para vetes kemi edhe shumë punë për të bërë, Partia Demokratike është garancë e realizimit të tyre edhe atë në saje të vizionit të strukturave të saja dhe programit të qartë për të gjitha sferat. Andaj, duke ju ftuar që edhe në të ardhmen t’i mbeteni besnik platformave dhe ideve tona ju urojmë 2 korrikun, ditën e themelimit zyrtar të Partisë Demokratike, thuhet në urimin e kryetarit të PD-së njëherit kryetar i komunës së Bujanocit Nagip Arifi./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com