Urimi i kryetarit të komunës së Bujanocit për Fitër Bajramin

0

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të komunës së Bujanocit, organeve që dalin prej saj si dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam t’ia uroj festën e Fitër Bajramit.

Në këtë festë, e cila ka vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë, uroj që tek ju të mbretërojë mirëqenia dhe paqa mbarënjerëzore. Në këtë ditë feste dhe gëzimi, uroj që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti. Shpresoj fuqishëm se në këto ditë feste të jemi të gjithë më human, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin e veçanërisht ata që kanë më tepër nevojë. Duke shpresuar se Allahu i Lartëfuqishëm do të na nderojë me këto tipare, edhe njëherë Me fat Fitër Bajrami, me porosinë islame, Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju!

Me rrespekt,
Dr.Nagip Arifi
kryetar i komunës së Bujanocit

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com