Urimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit me rastin e fillimit të Ramazanit

0

Ramazan1

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuara motra dhe vëllezër besimtar. Pranoni urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Urojmë që në këtë muaj në familjet tuaja, parasegjithash të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria dhe solidariteti. Në këtë muaj të sakrifices urojmë që Zoti t’ua lehtësojë agjërimin, t’ua pranojë atë dhe të gjitha lutjet dhe adhurimet e bëra gjatë tij. Po ashtu urojmë të jemi më të devotshëm dhe të ngritemi në nivelin shpirtëror më afër Zotit.

Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Ju!

Dr.Nagip Arifi
Kryetar i komunës së Bujanocit

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com