Urimi i kryetarit të KKSH, Jonuz Musliu, me rastin e Festës së Fitër Bajramit
14:17 | 24 Qershor 2017

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ua uron të gjithë qytetarëve të besimit islam, Festën e Fitër Bajramit. Mesazhi i liderit nacional të shqiptarëve të Luginës, Jonuz Musliu, del nga dëshira, që festa e Fitër Bajramit, që në popull njihet si Bajrami i Madh, t’i gjejë shqiptarët të bashkuar, në gëzimet familjare dhe në lutjet drejtuar Zotit, për pranimin e agjërimit.
“Duke shpresuar, që kjo festë t’ju gjejë të lumtur, u urojmë që në familjet Tuaja të mbretëroj paqa, begatia, mirësia, toleranca, solidariteti dhe shëndeti”, thuhet në Urimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu.
Françeska Jaçe