Urimi i kryetarit Shaip Kamberi, në përfundimin e vitit kalendarik

0

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit, Në prak të përfundimit të këtij viti kalendarik, dëshirojë që të Ju faleminderoj të gjithëve për bashkëqeverisjen gjatë gjithë këtij viti.

Faleminderit bujqëve dhe përfaqësuesve të biznesit të vogël me të cilët bashkërisht arritëm që të realizojmë programet e subvencionimeve , e që për mua, mbeten si dy programe më të suksesshme të cilat qeverisja lokale i ofroi qytetarëve të vet. Gjatë vitit që po e lëmë pas, Komuna e Bujanocit, nga Buxheti i vet, ndau 44 milion dinarë (521 subvencione) për bujqit dhe përfaqësuesit e biznesit lokal.

Njëkohësisht, Ju njoftoj se mbështetja ndaj bujqëve dhe biznesit do të vazhdojë, dhe se në Buxhetin e vet për vitin 2018, Komuna e Bujanocit ka planifikuar mjete me vlerë prej afër 35 milion dinarëve.

Faleminderoj të gjithë sportistët, valltarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të rinjët e angazhuar në realizimin e projekteve nëpër Organizatat joqeveritare për kontributin e dhënë në promovimin e Komunës së Bujanocit nëpër garat, festivalet dhe organizimet e ndryshme gjatë realizimit të projekteve të tyre të cilat i ka mbështetur dhe përkrahur kjo qeverisje lokale.

Faleminderoj përfaqësuesit e mediave lokale për përcjelljen e të gjitha aktiviteteve në Komunë të Bujanocit, për raportimin e drejtë dhe të sinqert, dhe për kontributin e dhënë gjatë këtij viti me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të zhvillimit të Bujanocit në tërësi. Fjala e lirë e medias është themel i demokracisë, prandaj, sikur në vitin 2017, ashtu edhe në vitin që po hyjmë, do të keni përkrahjen time të parazervë në mbrojtjen e saj.

Sot, pas një viti angazhim, kanë përfunduar programin e aftësimit profesional 58 të rinjë nga Komuna e Bujanocit e të cilët për një vit ishin të angazhuar në institucionet e ndryshme lokale.

Të njejtëve i dëshiroj kryerjen e të gjitha procedurave që i presin dhe uroj që së shpejti të jenë konkurues si kuadër i kualifikuar në tregun e punës.

Njëkohësisht, ne po përgaditemi për fillimin e programit të ri për aftësimin profesional të grupit të radhës të të rinjëve dhe të rejave tjera, për të cilin program me Buxhetin e Komunës janë rezervuar 20 milion dinarë.

Të nderuar qytetarë,

Edhe në vitin 2018 na presin punë dhe sfida të shumëllojshme. Ne duhet të vazhdojmë të bashkëqeverisim me Bujanocin në mënyrë që Komuna dhe paraja publike të jetë në shërbim të qytetarit.

Jam i vetëdijshëm për mospërsosmërinë tonë, por ne duhet të japim më të mirën nga vetëvetja që t’i realizojmë objektivat e përbashkëta.

Shëndët dhe suksese në vitin 2018.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com