Urimi i kryetarit Nagip Arifi për nder të 8 marsit, ditës së gruas

0

Të nderuara, nëna, motra, gra e vajza, jam i lumtur që kam nderin dhe kënaqësinë t’ju uroj për festën tuaj- 8 Marsin. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por dhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe zhvillim. Kjo ditë u dedikohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat në sajë të vlerave të tyre, ndryshuan historinë botërore. Kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri. Edhe femra jonë po luan rol të rëndësishëm në ndryshimet shoqërore. Përgjatë historisë tonë të dhimbshme na kujtohen rastet e shumë grave të thjeshta, nënave trimëresha, që i dolën përballë të keqes, duke u rreshtuar krah me burrat dhe bijtë e tyre. Ato u sakrifikuan dhe po japin shumë mund, djersë e dije, për të ardhmen më të mirë të brezave të rinj. Përkushtimi ynë për të përfshirë në vendimmarrje sa më shumë femra, mbetet ndër synimet parësore. Kemi ende shumë rrugë për të bërë, prandaj na duhet edhe krahu i femrave në këtë rrugëtim. Edhe një herë shfrytëzoj rastin që të bëj thirrje që të organizoheni më mirë dhe fuqishëm të hyni në jetën publike e institucionale.

Me respekt kryetari i Bujanocit
Nagip Arifi

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com