Urimet për muajin e shenjët të Ramazanit

0

Shkruan: Muhamed Xhemaili

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit të gjithë besimtarëve ua urojmē këtë muaj të bekuar duke lutur Zoti tua pranojë të gjitha adhurimet tuaja.

Pasiqë muaji i Ramazanit është muaj solidariteti ftojmë institucionet lokale shoqatat humanitare dhe të gjithë njerzit e vullnetit të mirë që tu dalin në ndihmë të gjithë nevojtarëve në përgjithësi e në veçanti familjeve të dëshmorëve invalidëve e veteranve të UÇPMB-së. Shpresojmë shumë se ashtu si na bashkon sofra e iftarit ashtu të na bashkojë edhe ky muaj i bekuar.Urime.

26.05.2017, Bujanoc
Kryetari i OVL-së të UÇPMB-së
Muhamed Xhemaili


 

Me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryetari Jonuz Musliu në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë besimtarët mysliman.

Urojmë që ky muaj të sjell paqe, shëndet, harmoni, begati dhe lusim All-llahun e Plotfuqishëm që të na e lehtësojë agjërimin dhe të na i pranojë veprat e mira.

Me këtë rast, Këshillit Kombëtar Shqiptar uron të gjithë besimtarët mysliman të të gjithë botës e në veçanti të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që në këtë muaj të madhërishëm, Zoti fuqiplotë t’i mëshirojë dhe bashkojë rreth begative dhe mirësive të pa funda që i ka ky muaj.

Zoti i gjithë mëshirshëm, i pranoftë dhe i lehtësoftë ditët e agjërimit dhe sakrificat që bëjmë për hir të këtij muaji të begatë.


Të nderuar bashkëqyetar,
Të nderuar besimtarë,

Jemi në prag të fillimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit, muaj në të cilin, Krijuesi ka premtuar falje dhe mëshirë, për të gjitha ata që me adhurimet dhe përultësitë e tyre i afrohen Zotit Fuqiplotë.
Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme, të të Gjithëmëshirshmit. Ky muaj ka epitetin për solidaritet ndër-vllazëror, për maturimin e zemrave, për fisnikërimin e ndjenjave dhe përkushtimin ndaj fitimit të kënaqësisë së Krijuesit të gjithësisë.

Gjithashtu po në ketë muaj të shenjtë, filloi të shpallet Kur’ani Famëlartë, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë, njëherit dallues i së vërtetës nga gënjeshtra. „E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë….(El- Bekare, 185).

Motra dhe vllezër të besimit islam,
Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit duke besuar fuqishëm dhe duke e dëshiruar shpërblimin e Zotit dhe kënaqësinë e Tij, do t’i falen mëkatet e mëhershme”.

Duke kujtuar porositë e të dërguarit të Allahut, le të kontribuojmë për faljen dhe mëshirimin ndaj njëri-tjetrit.

Urime dhe me fat ju qoftë muaji i shenjtë i Ramazanit!
Mirësitë dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju, dhe familjet tuaja!

Me rrespekt,
Shaip Kamberi-kryetar i komunës së Bujanocit


 

Të nderuara motra dhe vëllezër shqiptarë të besimit islam,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike me seli në Bujanoc t’ju uroj Muajin e Shenjtë të Ramazanit, duku u lutur te Zoti i plotëfuqishëm që në këtë muaj të na mundësojë agjërim të lehtë, të na pranojë lujtjet dhe adhurimet tona.

Gjithashtu, uroj që begatitë e Zotit të shtohen tek çdo familje shqiptare, të shtohet durimi dhe të mbretërojë paqja në çdo cep të botës, e sidomos aty ku jetojnë shqiptarët.

Me respekt,

Kryetari i PD-së
Dr sc Nagip Arifi


Të nderuar bashkëvendas të mi, në Luginë dhe më gjerë në diasporë!
�Më lejoni që në vigjilje të muajit të Shenjtë të Ramazanit, të ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, duke ju dëshiruar lehtësi në mbajtjen e agjërimit, ngritje shpirtërore dhe reflektim pozitiv në jetën tuaj, për të qenë të aftë në përballimin e proceseve shoqërore dhe kontribuar aktivisht në to.�
Përveç aspektit të ngritjes shpirtërore dhe afrimi me Krijuesin, Ramazani njëkohësisht përmban dhe mesazhin e sakrificës për t’i shtyrë përpara proceset pozitive në dobi të shoqërisë.�Procesi i ndryshimit që ka filluar në vendin tonë, tashmë i ka dhënë rezultatet e para. Ajo që është më e rëndësishmja, pra vetëdija shoqërore, çdo ditë e më shumë po ngritet në shoqërinë tonë, që paraqet një lajm të mirë për perspektivën e popullit tonë.�
Le të shfrytëzojmë Ramazanin si mundësi të përmirësimit dhe avancinit tonë të mëtejmë, që të vazhdojmë denjësisht rrugëtimin tonë, deri në arritjen e qëllimeve të larta, të sfidimit të së keqes me të mirë dhe sjelljen e paqes dhe qetësisë në shoqërinë tonë.�
Edhe një herë, urime dhe agjërim të pranueshëm nga Zoti Fuqiplotë!


 

“O ju qe besuat ju eshte be obligim agjerimi (muajit te ramazanit) siq e kishin obligim edhe ata qe ishin para jush ne menyre qe te jeni te devotshem”

Te nderuar vellezer dhe motra

Me daten 27 maj 2017 dite e shtune,eshte dita e pare e muajit te ramazanit,andaj me lejoni qe ne emer te Keshillit te Bashkesise Islame te Bujanocit dhe ne emrin tim personal,te ju uroj te gjithe besimtareve fillimin e muajit te ramazanit,duke lute Allahun Fuqiplote, te pranoi agjerimin dhe adhurimet tjera,te cilat i bejme ne shenje Madherimi ndaj Tij.
Besnikeria dhe sinqeriteti jane vlera te pastra te cilat rezultojne nga agjerimi i muajit te ranazanit.Permes agjerimit besimtaret arrijne graden e devotshmerise dhe kenaqesine shpirterore.
Mekatet te mos jene pengese e pendimit dhe lutjeve gjate ketij muaji.Dyert e fese jane hapur gjithmone,meshira e Allahut me njeriun eshte gjithehere prezente.
Allahu i Lartemadheruar thote:
“Muaji i Ramazanit,qe ne te filloi te shpallet Kurani,qe eshte udherrefyes per njerez dhe sqarues i rruges se drejte dhe dallues (i te vertetes nga genjeshtra).E kush e perjeton kete muaj le te agjeron….”El Bekare 185
Ramazani eshte mburoje e besimtarit,eshte thirrje mbi dinjitetin dhe pergjegjesine e cila forcon marredhenjet e njeriut me Zotin,me familjen dhe shoqerine,te cilat i ngrit gjate ketij muaji ne nivel edhe me te larte me Zotin Krijues.
Te nderuar besimtare, muaji i ramazanit eshte muaj i faljeve,shpetimit,muaj ne te cilin edhe lutjet pranohen,muaj i miresive te shumta,andaj kto te mira i arrijme me adhurim,agjerim,lutje,lexim te Kuranit,me sadaka—ndihme ndaj atyre qe kane nevoje.
Kemi.obligim fetar qe gjat ketij muaji ti ndihmojme ata qe kane nevoje,te i drejtohemi Allahut xh.sh.me lutjet me te mira,qe te marrin fund lufterat,vrasjet e njerezve te pafajshem dhe ne bote te mbreteron paqja,harmonia,toleranca dhe bashkejetesa ne mes te njerezve.
Le te mbushen zemrat tona me dashuri e jo me urrejtje dhe vrazhdesi.
Te nderuar besimtare:
Me lejoni qe ne fund te ju uroj kete muaj te shenjte te ramazanit,te gjithe besimtareve ku do qe jane ne vende e poashtu edhe ne mergate.
Zoti na e pranofte agjerimin dhe gjitha adhurimet qe i bejme gjate ketij muaji.

Sulejman ef.Fejzullahu

Kryetare i Kbi—Bujanoc

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com