URIMET PËR KURBAN BAJRAMIN

0

logoBujanociNet ju uron të gjith lexuesve të besimtarëve Islam festën e sakrificës dhe solidaritetit të Kurban Bajramit, njëherit edhe haxhilerëve të Komunës së Bujanocit ju uron haxhin dhe lusim all-llahun të ua pranoft haxhin, me shum rrespekt Staffi: www.Bujanoci.Net

————————————————-

trashigimiaSHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS ME SELI NË PRESHEVË, TË GJITHË SHQIPTARËVE TË BESIMIT ISLAM I URON FESTË E KURBAN-BAJRAMIT.

GËZUAR FESTA E KURBAN-BAJRAMIT.

Kryetari, Xhemaledin Salihu

————————————————-

dituriaJemi në prag të festës së Kurban Bajramit, festë e cila karakterizohet me sakrificën, modestinë, dashurinë dhe humanitetin mes njëri tjetrit.
Urojmë që mesazhi i Kurban Bajramit të mos jetë vetëm formalisht por të ndjehet edhe shpirtërisht mes nesh.
Prandaj ky Kurban Bajram të jetë një urë bashkëpunimi e solidarizimi mes kategorive të ndryshme në shoqërinë tonë.
Me anë të këtij urimi të Bajramit, lusim Zotin e Madhëruar që t`i pranoj të gjitha adhurimet e besimtarëve, si në trojet tona, në diasporë e në veçanti në vendin e bekuar të Haxhit.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Mr.Nexhmedin Ademi
Drejtor i Shoqatës Kulturore

————————————————-

MESAZH URIMI ME RASTIN E KURBAN-BAJRAMIT

KBIFalenderimi i takon vetëm Allahut xh.sh. Krijuesit të kësaj gjithësie, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin për Muhamedin a.s., familjen dhe shokët e tij si dhe për të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditëne gjykimit.

Të nderuar vëllezër e motra!

Nesër është dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, ndaj më lejoni që në emër të Këshilit të Bashkësisë Islame në Bujanoc(BIPBM), dhe në emrin tim personal t’ju uroi për festën e Kurban – Bajramit.

Të dashur besimtarë!

Kjo festë karakterizohet më dy ngjarje madhore, përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit.

Me këtë rast dëshiroi t’ju përkujtoj se festat tona mund ti bëjmë edhe më madhore duke kultivuar marrëdhënie të mira vëllezërore, duke i tejkaluar mos marrëveshjet mes veti, duke ia shtrirë dorën fëmijëve jetim, familjeve të varfëra, sepse këto janë parime Islame.

Të dashur besimtarë!

Bajrami është festë që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin mes besimtarëve, dashurinë ndaj Krijuesit, na kujton falënderimin që duhet të bëjmë për të mirat që na dhuroi i Madhi Zot, i Cili thotë:

“Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”. (El-Kevther:1-2.)

Edhe një herë më lejoni tua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë besimtarëve të komunës sonë si dhe mbarë besimtarëve të trojeve tona etnike, mërgatës shqiptare si dhe gjithë muslimanëve anekënd botës.

Paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh qofshin mbi ju

KBI-Bujanoc

Bejtulla Bejtullahu-Kryetar

Shërbimi Informativ i BIPBM-së, Bujanoc

03.10.2014

————————————————-

U R I M

feniksTë nderuar motra dhe vëllezër shqiptar të konfesionit islam në të gjithë etnikumin shqiptar, shfrytëzoj rastin që në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë dhe në emrin tim personal t’ua uroj festën e Kurban Bajramit, duke iu dëshiruar shëndet dhe çdo të mirë në jetë.

Festa e Kurban Bajramit është festë solidariteti, festë gëzimi tek myslimanët, andaj uroj që ta kaloni në mënyrë sa më të shkëlqyeshme, duke i vizituar familjarët, miqtë dhe farefisin . Gjithashtu uroj që paqja dhe hareja të mbizotërojnë  në familjet e juaja.

Festa e Kurban Bajramit është festa e pastrimit të zemrës. Kjo festë e madhe na rikujton këtë realitet që festa dhe gëzimi i vërtetë arrihet vetëm në kohën kur njeriu ka zbatuar urdhrat e Zotit dhe është afruar një hap më afër Zotit. Në kulturën islame, festa ka kuptim të veçantë dhe do të thotë gëzim për suksesin e arritur në zbatimin e obligimeve dhe largimit nga punët e papëlqyeshme.

Urojmë që të jemi prej atyre me shpirt e zemër të pastër, të jemi të drejtë dhe human gjatë jetës sonë.

Andaj edhe njëherë. Gëzuar për shumë mote festën e Kurban Bajramit…

Bilall Maliqi, kryetar

 

————————————————-

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com