UNOPS njëri nga partnerët kryesues të Qeverisë për përmirësimet nga vërshimet

0

Nënsekretarja e Kombëve të Bashkuara dhe drejtoresh e zyres së Kombeve të Bashkuara për shërbime të projekteve UNOPS Grete Faremo, pas takimit me nënsekretarin e parë të Qeverisë së Republikës së Sërbisë dhe ministrin e punëve të jashtme Ivica Dacic ka shprehur falënderimin në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Qeverinë e Sërbisë si dhe në përkrahjen si donatore në realizimin e projekteve zhvillimore në vend.

Poseta Grete Faremo 9 mart 2015 6Në komunikatën e dërguar në adres të portalit BujanociNet, nga zyra e UNOPS-it, thuhet se „UNOPS gjithnjë është fokusuar në realizimin e suksesshëm të qëllimeve të veta. Ne jemi një agjension i specializuar në fushat të cilat kanë të bëjnë me realizimin e projekteve në infrastrukturë dhe furnizime. Në Sërbi ekspertët tanë lokal, janë duke aplikuar standarde ndërkombëtare. Aktualisht jemi duke punuar në gjashtë projekte vlera e të cilëve kalon shumën 45 milion euro.

Vetëm nëpërmjet projektit të sanimit të dëmeve nga vërshimet, kemi arritur ti renovojmë 19 shkolla dhe i kemi mundësuar që 12.000 fëmijë me kohë të fillojnë mësimin. Kemi renovuar më shumë se 300 shtëpi private“ ka deklaruar Grete Faremo. „Dua që në emër të Sërbisë ta falënderojë UNOPS-in dhe Kombet e Bashkuara në ndihmën që ofruan, por në veqanti në periudhën e vështirë të sanimit të dëmeve nga vërshimet. Së shpejti presim nënshkrimin e marrëveshjes për statusin e UNOPS-it në Sërbi, marrëveshje e cila do ta definojë bashkëpunimin tonë afatgjatë“ ka thënë Dacic.

Përveq programit, ndihma e UE-së në Sërbi për sanimin e dëmeve nga vërshimet, UNOPS është duke implementuar edhe programin PROGRESI Europian i cili ka për qëllim zhvillimin e 34 komunave më pak të zhvilluara në juglindje dhe jugperëndim të vendit, si dhe projektet të cilët inkurajojnë përfshirjen e komuniteteve në nevojë.

Faremo ka shprehur vendosmërinë e UNOPS-it që të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Serbisë në zbatimin e reformave të integrimit evropian, me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian, Qeveris së Zvicrës, Francë, Norvegji, Kanadës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë vizitës së sajë të parë zyrtare dy-ditore në Serbi, Faremo do të takohet me zyrtarë qeveritarë të lartë dhe me donatorët e projekteve të cilët në Sërbi i zbaton UNOPS./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com