24 Pri, 2013 - 08:04
Nuk ka komente

UNS AKREDITOHET NGA  AGJENCIONI I AKREDITIMIT DHE EVALUIMIT TË INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, TASHMË EDHE NË STUDIMET E “SHKOLLËS SË DOKTORATURËS”

Universiteti 1

Përgatitja disa vjeçare, vlerësimet ndërkombëtare (rankimi dhe bashkëpunimi), por mbi të gjitha standardet akademike dhe botimet shkencore (në revistën shkencore “The Heritage” me njohje ndërkombëtare), sollën në Urdhrin e së drejtës për të operuar dhe certifikuar studentët në studimet ‘Doktorale’, nëpërmjet Shkollës së Doktoraturës nga ana e Agjencionit të Akreditimit dhe Evaluimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Maqedonisë, drejtuar Universitetit Ndërkombëtar në Strugë.

 

Në pjesën integrale të këtij artikulli, do të renditen shkurtimisht disa prej arsyeve kryesore, që kanalizuan procesin në të cilin Universiteti Ndërkombëtar i Strugës akreditohet nga  Agjencioni i Akreditimit dhe Evaluimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Maqedonisë, edhe në studimet e “Shkollës së Doktoraturës”.Pas thellimit të kërkimit shkencor dhe botimeve shkencore, vlerësimi maksimal nga disa institute evaluimi për procesin e mësimdhënies, si në programet studimore të ciklit ‘Bachelor’, ashtu edhe ‘Master i Shkencave’, nivele studimi këto të licencuara dhe akredituara, ishin indikatorë se Universiteti Ndërkombëtar i Strugës i plotësonte prej kohësh kushtet për hapjen e programeve të studimit të doktoraturës.

VendimiFushat në të cilat kanalizohen këto studime të ciklit të tretë u takojnë tri drejtimeve bazë të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, të cilat konsistojnë në Shkencat Ekonomike, Shkenca Politike dhe Shkencat Juridike. Programet e lartpërmendura parashikojnë avancimin e studimeve për formimin akademiko – shkencor të doktorantëve aplikues në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, me informacion dhe literaturë bashkëkohore dhe shumëdisiplinare, duke shfrytëzuar një planprogram të pasur të UNS, i cili u akreditua nga Këshilli i Vlerësimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni.

Deri në momentin e akreditimit, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës funksiononte në studimet e doktoraturës sipas sistemit të vjetër mentorial, nëpërmjet të cilit operohej vetëm me paraqitjen e temës së doktoraturës, ndërsa me marrjen e akreditimit dhe licencës për Shkollën e Doktoraturës, studimet do të avancojnë me programe të reja, të krahasuara dhe përshtatura me  universitete të shquara dh e prestigjioze  të Evropës, Amerikës dhe Britanisë së Madhe (një pjesë e konsiderueshme e të cilave kanë marrëveshje bashkëpunimi disavjeçare me Universitetin Ndërkombëtar të Strugës).  Programet vijnë me risi dhe të hapura për suportin e garantuar nga ekipe kërkimoro – shkencore të arenës kombëtare e ndërkombëtare, madje të vlerësuara prej kohësh për kërkime në fushat tona të studimeve, të njëjta me ta. Asnjë prej synimeve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës në drejtim të Shkollës së Doktoraturës nuk do të bëhej realitet, nëse nuk do të kishte aleatët kryesorë të kësaj arritjeje shkencore, të cilët janë  Stafi Pedagogjik i brendshëm dhe i huaj, të cilët janë angazhuar maksimalisht në dispozicion të realizimit total të ciklit të tretë.   Synim kryesor i aplikimit dhe kërkesës së Universitetit Ndërkombëtar të Strugës për të funksionuar edhe me Shkollën Doktorale është  për të vijuar me traditën dhe misionin e këtij institucioni për të internacionalizuar programet studimore (tashmë jo vetëm në nivelet Bachelor dhe Master, por edhe në atë të doktoraturës), duke nxitur shtimin e regjistrimit të sa më shumë studentë të huaj dhe zgjerimin e mundësive të tyre për të zgjedhur UNS si institucion kualifikues dhe certifikues, duke nxitur kështu mobilitetet e studentëve, por dhe pedagogëve me universitetet perëndimore akorduese. Synimi tjetër është krijimin i kurrikulave të përbashkëta dhe njëjësimi i programeve të doktoraturës me universitete të rajonit apo më gjerë, duke shfrytëzuar risitë dhe eksperiencën shkencore të njëri tjetrit në drejtim të progresit dhe kontributit për zhvillimin e Arsimit të Lartë Global.

Universiteti 2Natyrisht, përtej entuziazmit të Bordit Drejtues, Stafit Pedagogjik dhe studentëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, strukturat drejtuese të këtij universiteti do t’i drejtohen opinionit publik të interesuar për progresin arsimor dhe shkencor, duke ju kujtuar me mirëdashje se është pikërisht vlerësimi kombëtar dhe ndërkombëtar, licencimi, akordimet me rrjetet universitare, si dhe akreditimi për studimet e ciklit të tretë, të cilat duhet t’ju shërbejnë si etalon matës (apo filtra të sigurt) për të vendosur se kujt institucioni duhet t’i besoni ardhmërinë tuaj dhe të fëmijëve, institucione të cilët duhet të operojnë dhe garantojnë standardet cilësore për komunitetin tonë/BujanociNet/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe perdorimi i gjuhes ofenduese. Bujanoci.Net mban te drejten e publikimit ose jo te nje komenti te caktuar. Permbajtja e komenteve nuk pasqyron, qendrim editorial te redaksise se portalit Bujanoci.net . Ju faleminderit per mirekuptimin!
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com