Universiteti “Kadri Zeka” do të regjistrojë 250 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

0

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015-2016 të studimeve themelore – bachelor, do të regjistrojë 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë.

tabela

Nga numri i përgjithshëm si më sipër, Universiteti do të regjistrojë 14 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi si dhe 250 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 35 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë. Për ta lehtësuar aplikimin Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe të shtunave. Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon: Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 06.07.2015 deri më 13.07.2015 duke llogaritur edhe ditën e shtun. Provim pranues do të ketë në të gjitha njësitë akademike (fakultete). Shpallja e listave të kandidatëve për provim, salla dhe ora e mbajtjes se provimit pranues do të publikohen më 18.07.2015, ueb faqen e Universitetit. Provimi pranues do të mbahet më 20-21 .07.2015. Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më 22.07.2015. Të gjithë kandidatët të cilët i nënshtrohen provimit pranues duhet ta kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe fletë konfirmimin e lëshuar me rastin e aplikimit.
Ju sjellim tabelen rreth pranimit të studentëve të rinj nëpër fakultetet e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com