Uniteti ndërshqiptarë në Luginë i domosdoshëm

0

Kryetari i Këshillit Naciona Shqiptarë, Jonuz Musliu, ka ftuar përfaqësuesit e partive politike, ata ët shoqërisë civile dhe grupimet e ndryshme me ndikim që ushtrojnë aktivitet në Luginën e Preshevës që të unifikohen për të parashtruar me një zë kërkesat e tyre karshi Beogradit zyrtarë.

Musliu, ka thënë se Serbia deri më tani asnjë marrëveshje nuk e ka implementuar ndërsa gjendja e shqiptarëve mbetet e pandryshuar.

I pari i KNSh-së, ka kërkuar gjithashtu intervenimin e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare që aktivisht të përkrahin shqiptarët e Luginës, të cilët aktualisht janë pjesa më e diskriminuar e kombit.

Mungesa e perspektivës për një jetë normale në këtë zonë të banuar me shqiptarë, në cilën do sferë të jetës, sipas Jonuz Musliut, është pasoj e diskriminimit politik të Serbisë ndaj shqiptarëve  autokton në këtë rajon./Baki Rexhepi/RTK/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com