Unitedi i vendosur për LK

0

Unitedi i vendosur për LK (Video)

Manchester Unitedi po vazhdon luftën për katër vendet e para në Ligën Premier. Në javën e 29-të, Djajtë e Kuq mposhtën Tottenhamin me rezultat 3-0.

Në takimin e zhvilluar në Old Trafford, dyshimi për fituesin mori fund që në pjesën e parë, gjatë të cilës vendasit shënuan tre gola.

Zhvillohej minuta e nëntë kur Carrick asistoi për Marouane Fellainin dhe belgu krijoi shans dhe shënoi.

Pas një harkimi nga këndi dhe mospastrimi nga mysafirët, asistuesi i golit të parë – Michael Carrick e dyfishoi rezultatin (19’).

Wayne Rooney shfrytëzoi një gabim të Bentaleb, shkoi përpara dhe e realizoi golin e tretë (34’).

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, ndërsa përmendim që Adnan Januzaj qëndroi në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua nga Louis van Gaal.

Manchester Unitedi është në vend të katërt në tabelë dhe ka pesë pikë më shumë se Liverpooli që këtë xhiro luan kundër Swansea Cityt. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com