United ofertë për Fabio Coentrao

0

United ofertë për Fabio Coentrao

Manchester United është duke përgatitur një ofertë të janarit për mbrojtësin e Real Madridit, Fabio Coentrao.

Portugezi është jashtë listës së favoritëve këtë sezon në Santiago Bernabeu dhe menaxheri i Djajve të Kuq, Louis Van Gaal, dëshiron ta sjellë në Old Trafford mbrojtësin e majtë.

Holandezi e sheh Coentraon si zëvendësim për Luke Shaw, i cili nuk po bën paraqitje shumë impresive këtë sezon në fanellën e United.

Sipas mediave britanike, Coentrao është një zgjidhje e përshtatshme për United, edhe pse qëndroi dy muaj jashtë fushe për shkak të lëndimit. Ai aktualisht shërben si mbulesë për Marcelo.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com