United ka refuzuar ofertën e PSG-së për Januzajn

0

Agjenti i Adnan Januzajt ka bërë të ditur se Manchester United ka refuzuar ofertën e PSG-së për mesfushorin e Belgjikës.

united-ka-refuzuar-ofert-euml-n-e-psg-s-euml-p-euml-r-januzajn_hd19-vjeçari ka hasur në vështirësi për të siguruar një vend në 11-shen startuese të Louis Van Galit, teksa ka bërë vetëm 13 paraqitje deri më tani në të gjitha garat.

Më herët gjatë këtij muaji, United i kishte thënë Januzajt se ai duhet të presë fundin e afatit kalimtar dimëror që të sqarohet e ardhmja e tij në klub, teksa përfaqësuesi i mesfushorit, Dirk de Vriese, ka pranuar se kampioni i Francës ka shprehur interesim për të.

“Po, PSG është interesuar për Januzajn në këtë afat kalimtar. Ata e kanë kontaktuar në mënyrë direkte Manchester Unitedin për të marrë informata”, ka thënë fillimisht De Vriese për Foot Mercato.

“Louis van Gaal u ka thënë atyre se Adnani nuk mund të largohet në dimër, as si huazim as në mënyrë permanente. Trajneri e konsideron atë si një lojtar të rëndësishëm të skuadrës. Ai po llogarit në të gjithë. Ky duket si një vendim final, nuk besoj se ai do të ndryshojë mendje”, ka sqaruar agjenti i lojtarit, duke i hedhur poshtë të gjitha mundësitë e huazimit të Januzajt në klubet që janë përmendur së fundmi nëpër mediat botërore. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com